Zhegrova në formë, asiston në fitoren e Juventusit ndaj Atalantas

Advertisement

Edon Zhegrova vazhdon të lërë gjurmë te Juventusi. Pas dy golave të shënuar ndaj Sassuolos në xhiron e kaluar, sulmuesi kosovar këtë herë kontribuoi me një asistim në fitoren 2:0 të Juventusit ndaj Atalantas.

Takimi u zhvillua të dielën në Torino dhe ishte pjesë e xhiros së pestë të Serie A.

Zhegrova e nisi ndeshjen nga banka dhe u aktivizua në minutën e 72-të, duke zëvendësuar Francisco Conceicaon, autorin e golit të parë të Juventusit.

Vetëm pesë minuta pas inkuadrimit, Zhegrova asistoi për brazilianin Gleison Bremer, i cili shënoi golin e dytë dhe vulosi fitoren e Juventusit.

Me këtë asistim, Zhegrova tashmë numëron dy gola dhe një asistim me fanellën e Juventusit.

Juventusi pas pesë xhirove ka grumbulluar 10 pikë në Serie A.

Zhegrova pritet të jetë pjesë e grumbullimit të Kosovës, e cila do të përballet me Irlandën, Izraelin dhe Austrinë, me dy ndeshje ndaj përfaqësueses austriake.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit