Arrestohet në Qafë Thanë, tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara

Advertisement

Një shtetas i huaj, F.Sh. (38), është arrestuar në pikën kufitare “Qafë Thanë”, pasi gjatë tentimit për të dalë nga Maqedonia e Veriut ka paraqitur dokumente të falsifikuara.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur rreth orës 17:30, gjatë kontrollit kufitar. I dyshuari po udhëtonte me një automjet “Mercedes” me targa të Kumanovës dhe, sipas policisë, është deklaruar si shtetas italian.

Gjatë kontrollit, zyrtarët kufitarë kanë konstatuar se pasaporta, patenta e shoferit dhe letërnjoftimi që ai kishte paraqitur ishin të falsifikuara.

Ndaj 38-vjeçarit është ngritur kallëzim penal për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 378 të Kodit Penal.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit