Hoxhaj: Themelimi i Gjykatës Speciale ishte gabim fatal

Advertisement

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka cilësuar themelimin e Gjykatës Speciale si “gabim fatal” të klasës politike të Kosovës.

Në një intervistë për Klan Kosova, Hoxhaj foli për rrethanat që çuan në themelimin e Dhomave të Specializuara, duke thënë se vendimi ishte marrë pas presionit ndërkombëtar dhe diskutimeve lidhur me raportin e Dick Marty-t.

Sipas tij, në atë kohë ekzistonte pritshmëria se një gjykatë e themeluar nga Kosova, me gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë, nuk do ta vendoste vendin në një pozitë të pafavorshme.

Hoxhaj tha se sot klasa politike duhet të marrë përgjegjësi për vendimin e atëhershëm dhe e përsëriti qëndrimin e tij se themelimi i Gjykatës ishte një gabim.

Ai gjithashtu deklaroi se, sipas vlerësimit të tij, zhvillimet e procesit gjyqësor kanë treguar se motivet për themelimin e saj ishin të ndryshme nga ato që ishin paraqitur fillimisht.

Deklaratat e Hoxhajt vijnë pas vendimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara, që dënoi ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit