Hedh mbeturina të mëdha në Kisella Vodë, Gjorgjievski paralajmëron kamera në hapësirat publike

Advertisement

Një person nga Kisella Voda është kapur duke hedhur mbetje ndërtimore dhe mbeturina të mëdha pranë kontejnerëve, njoftoi kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski.

Sipas tij, personi është sanksionuar për veprimin, ndërsa rasti vjen pas disa rasteve të fundit të hedhjes së paligjshme të mbeturinave në hapësira publike.

Gjorgjievski tha se nuk do të ketë tolerancë ndaj personave që i shndërrojnë hapësirat publike në deponi dhe paralajmëroi masa shtesë për parandalimin e rasteve të tilla.

Ai bëri të ditur se është planifikuar edhe procedurë për vendosjen e kamerave në hapësirat publike, me qëllim identifikimin dhe sanksionimin më të shpejtë të shkelësve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit