Moti sot në Maqedoninë e Veriut: Vranësira, diell dhe reshje pasdite

Advertisement

Sot moti do të jetë pjesërisht i vranët dhe i ngrohtë, me periudha me diell. Gjatë pasdites, në disa zona priten reshje të herëpashershme shiu dhe paqëndrueshmëri atmosferike, të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 26 deri në 33 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe i ngrohtë, me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 32 gradë Celsius.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit