Qyra nga Bursa: “Në zemrën shqiptare gjeta Strugën – ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të ri”

Advertisement

“Ka takime që të mbushin me ide, por ka edhe takime që të mbushin zemrën.” Me këtë mesazh, kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka përshkruar vizitën e tij në Zafer Sport, klubin e shqiptarëve në Bursa të Turqisë.

Qyra thekson se vizita u karakterizua nga një mikpritje vëllazërore, emocione të sinqerta dhe histori frymëzuese të bashkëatdhetarëve që, edhe pse jetojnë larg vendlindjes, vazhdojnë të ruajnë fort lidhjen me rrënjët e tyre.

Gjatë takimit, kryetari i Strugës u njoh edhe me veprimtarinë e fondacionit të lidhur me klubin, i cili prej vitesh kontribuon në Ballkan, veçanërisht përmes investimeve dhe mbështetjes në arsim dhe shkolla.

Sipas Qyrës, ky takim përfaqëson hapin e parë drejt një bashkëpunimi të ri mes Strugës dhe themeluesve të klubit dhe fondacionit, me synim krijimin e mundësive dhe projekteve që mund të sjellin përfitime konkrete për qytetarët e Strugës.

“Faleminderit për mikpritjen dhe për zemrën e madhe shqiptare që gjeta në Bursa”, shprehet Qyra, duke e cilësuar takimin si një pikënisje për bashkëpunime të reja.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit