Një 23-vjeçar nga fshati Gjermë është arrestuar në Tetovë pasi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi 119 km/h, në një pjesë të bulevardit “Vidoje Smilevski Bato”, ku shpejtësia e lejuar është 50 km/h.
Policia e ka ndaluar E.A. më 18 shtator, rreth orës 06:14.
Me urdhër të prokurorit publik, 23-vjeçari është privuar nga liria nën dyshimin për veprën penale “ngasje e pakujdesshme e mjetit motorik”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të dorëzohet parashtresa përkatëse.






