NPK Tetovë pastron lumin Shkumbin, në aksion edhe Kasami dhe Bislimi

Advertisement

Ndërmarrja Publike Komunale Tetovë ka zhvilluar një aksion për pastrimin e lumit Shkumbin dhe hapësirave përreth tij.

Gjatë aksionit janë larguar mbeturinat, është kositur bari dhe janë mirëmbajtur hapësirat përgjatë lumit.

Në terren ishte drejtori i NPK Tetovë, Samet Bislimi, ndërsa aksionit iu bashkua edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Nga NPK Tetovë bëjnë të ditur se aksionet e tilla janë pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe krijimin e një mjedisi më të pastër në qytet.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit