26-vjeçari nga Bogovina dërgohet në spital pas një sulmi fizik

Advertisement

Një 26-vjeçar nga fshati Bogovinë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës me lëndime të shkaktuara nga një sulm fizik.

Rasti është denoncuar në SPB Tetovë më 19 shtator, rreth orës 02:00, nga mjeku kujdestar i Repartit të Kirurgjisë.

Sipas policisë, bëhet fjalë për A.I. (26) nga Bogovina. Aktualisht po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar për sulmin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit