Aksion policor në Shkup: Kontrollohet një banesë, arrestohet një 20-vjeçar

Advertisement

Policia ka arrestuar një 20-vjeçar në Draçevë të Shkupit, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

Sipas MPB-së, më 18 shtator, rreth orës 22:45, zyrtarë të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria B.C. nga Shkupi.

Kontrolli është kryer me urdhër gjykate nga zyrtarë të Njësisë për Tregti të Palejuar, të cilët kanë gjetur dhe sekuestruar lëndën narkotike.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 20-vjeçarit pritet të ngrihet kallëzim përkatës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit