Në periudhën nga 18 deri më 19 shtator, deri në orën 07:30, në territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 20 zjarre në ambiente të hapura, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Nga numri i përgjithshëm, tre zjarre janë ende aktive, dy janë nën kontroll, ndërsa 15 janë shuar.
Zjarret aktive janë regjistruar në:
- Krivogashtan – në rrugën mes fshatrave Podvis dhe Krivogashtan, ku po digjet bimësi e ulët;
- Resnjë – në fshatin Evla, ku po digjen mbeturina dhe bimësi e ulët;
- Kumanovë – në fshatin Pçinjë, ku po digjen mbeturina dhe bimësi e ulët.
Dy zjarre të tjera janë nën kontroll. Njëri ndodhet në territorin e Makedonski Brodit dhe Sopishtes, pranë fshatit Belicë, në lokalitetin Kajorec, me përhapje drejt Jasenit, ku është përfshirë pyll me drurë të ulët dhe pyll i përzier.
Zjarri i dytë është në Komunën e Novo Sellës, pranë fshatit Badilen, ku po digjet pyll.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 15 zjarre, ndërsa ndër zonat ku janë regjistruar intervenime janë Shkupi, Manastiri, Dibra, Shtipi, Karbinc, Vinica, Berova, Kumanova, Rankovca dhe Tetova.
QMK-ja vijon të monitorojë situatën dhe të koordinojë aktivitetet me shërbimet kompetente






