Komuna e Manastirit: Tre shkolla do të pajisen me salla të reja sportive

Advertisement

Kryetari i Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski, së bashku me ekipin përgjegjës për projektin, ka inspektuar sot punimet për ndërtimin e një salle sportive shkollore në oborrin e SHF “Stiv Naumov”.

Sipas Komunës së Manastirit, palestra do të ketë sipërfaqe prej 650 metrash katrorë dhe do të përdoret për aktivitete sportive e rekreative, përfshirë basketbollin, volejbollin, gjimnastikën, hendbollin dhe ping-pongun.

Objekti do të përbëhet nga dy pjesë. Në njërën do të jenë hapësirat ndihmëse, si zhveshtoret, zyra dhe tualetet, ndërsa pjesa kryesore do të jetë palestra me përmasa 15 me 30 metra dhe lartësi prej 7.6 metrash.

Vlera e projektit arrin në 48.297.406 denarë. Mjetet janë siguruar përmes thirrjes së dytë qeveritare, nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ndërsa një pjesë e financimit mbulohet nga buxheti i Komunës së Manastirit.

Komuna njofton se ritmi i punimeve është ngadalësuar për shkak të nevojës për ndryshime dhe plotësime të projektit, me qëllim harmonizimin e fazës së termoteknikës dhe përmbushjen e kërkesave për efikasitet energjetik.

Salla të ngjashme sportive shkollore parashihet të ndërtohen edhe në SHF “Todor Angelovski” dhe në shkollën e varur “Dame Gruev” në Dolno Orizari.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit