Një 21-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës, si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Vlashnje të Prizrenit.
Sipas burimeve të afërta me rastin, viktima është Anita Kujtim Hoxhaj, e cila dyshohet se u godit nga një automjet derisa ishte duke lëvizur në rrugën e fshatit.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:25, ndërsa këmbësorja, rreth 21 vjeçare, kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.
Rreth orës 21:00, Policia është njoftuar nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit se e lënduara nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të ndriçuar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.






