Filipçe: Kompania e lidhur me ish-sekretarin e LSDM-së mori tender prej 1.6 milionë eurosh

Advertisement

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka deklaruar se një kompani e lidhur me ish-sekretarin e partisë, Nikola Kurçiev, ka fituar një tender në vlerë prej 1.6 milionë eurosh nga Ndërmarrja Publike për Infrastrukturën Hekurudhore.

Duke folur në emisionin “Samo Intervju” në Kanal 5, Filipçe prezantoi një kontratë, sipas së cilës tenderi është dhënë më 17 qershor 2026.

Sipas Filipçes, Kurçiev, i cili është përmendur si pjesë e një grupi të lidhur me zhvillimet brenda LSDM-së, bashkëpunon me kompaninë që ka fituar tenderin.

“Njëri prej njerëzve që është pjesë e këtij grupi, ish-sekretari Nikola Kurçiev, është i lidhur me një kompani që ka marrë tender nga Hekurudhat në vlerë prej 1.6 milionë eurosh”, tha Filipçe.

Ai sqaroi se kontrata mund të jetë lidhur në përputhje me ligjin dhe se kompania duhet ta realizojë punën e paraparë, por ngriti pyetje lidhur me rrethanat dhe kohën e dhënies së tenderit.

Filipçe tha se për LSDM-në është e rëndësishme që çështjet që lidhen me tenderët publikë dhe zhvillimet politike të jenë transparente.

Ai gjithashtu theksoi se partia do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet politike dhe të mbajë qëndrimin e saj lidhur me zhvillimet brenda skenës politike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit