Policia ka zhvilluar kontrolle të përforcuara ndaj drejtuesve të biçikletave, mopedeve dhe motoçikletave në të gjithë vendin gjatë muajit gusht.
Gjatë kontrolleve janë evidentuar gjithsej 1.875 shkelje, ndërsa numri më i madh është regjistruar në Shkup, me 503 raste. Shkelja më e zakonshme ka qenë mosmbajtja e helmetës, me gjithsej 1.563 raste. Ndërkohë, ndaj 116 drejtuesve janë ngritur kallëzime penale, ndërsa policia ka konfiskuar 97 motoçikleta. Përveç këtyre, janë konstatuar edhe 3.259 shkelje të tjera në komunikacion.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë në të gjithë vendin, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.






