E rëndë në Gostivar: 17-vjeçari merret me forcë në objekt dhe dhunohet pas kërcënimeve

Advertisement

Një 17-vjeçar është kërcënuar dhe më pas sulmuar fizikisht në Gostivar, pas një konflikti të mëparshëm mes fëmijëve të dy familjeve.

Rasti është denoncuar më 15 shtator në Stacionin Policor në Gostivar nga nëna 45-vjeçare e të miturit, banore e Banjicës së Poshtme.

Sipas denoncimit, G.SH. fillimisht e ka kërcënuar 17-vjeçarin përmes telefonit dhe më pas e ka thirrur në rrugën “Beliçica”. Kur kanë mbërritur në vend, G.SH., dy djemtë e tij dhe dy persona të tjerë dyshohet se e kanë marrë me forcë 17-vjeçarin dhe shokun e tij B.E., duke i futur në një objekt në ndërtim.

Sipas raportimit, dy të rinjtë janë sulmuar fizikisht brenda objektit, ndërsa G.SH. dyshohet se ka përdorur rrip gjatë sulmit, duke i shkaktuar lëndime 17-vjeçarit.

Lëndimet e të miturit janë konstatuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar.

Policia ka njoftuar se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësisë së personave të përfshirë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit