Tragjedi në Gaza: Të paktën 20 palestinezë humbin jetën pas shembjes së një ndërtese

Advertisement

Të paktën 20 palestinezë, përfshirë gjashtë fëmijë, kanë humbur jetën pasi një ndërtesë banimi shtatëkatëshe në Gaza, e dëmtuar më herët nga sulmet ajrore izraelite, u shemb gjatë natës.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë në rrënoja për të nxjerrë të mbijetuarit, ndërsa raportohet se rreth 100 persona mund të jenë ende të bllokuar nën rrënoja.

Sipas Shërbimit të Mbrojtjes Civile në Gaza, 14 persona të tjerë janë plagosur nga shembja e ndërtesës.

Pamjet e publikuara tregojnë ekipet e shpëtimit duke kërkuar mes rrënojave dhe duke tentuar të nxjerrin persona të bllokuar. Në një prej videove shihet edhe zëdhënësi i Mbrojtjes Civile në Gaza, Mahmud Basal, duke nxjerrë një vajzë të vogël nga rrënojat.

Drejtori i Shërbimit të Mbrojtjes Civile në qytetin e Gazës, Red Al-Dahshan, tha se në ndërtesë jetonin të paktën 10 familje. Ai shprehu shpresën se ekipet e shpëtimit do të mund të gjejnë të mbijetuar.

Sipas të dhënave të raportuara, dhjetëra mijëra palestinezë jetojnë në rreth 2 mijë ndërtesa në të gjithë Rripin e Gazës që janë dëmtuar nga sulmet ajrore izraelite.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit