Drejtësia në gjyqësor është vendosur në plan të dytë kur gjurma e krimit çon drejt strukturave politike dhe biznesore të lidhura me LSDM-në dhe BDI-në, ka deklaruar zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Valentin Manasievski, në një konferencë për media.
“Kur gjurma për krimin çon drejt strukturave politike dhe biznesore të lidhura me LSDM dhe BDI, instalimet e tyre në gjyqësor e vendosin drejtësinë në plan të dytë”, tha Manasievski.
Ai akuzoi se për vite me radhë një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar e kanë zbatuar ligjin në mënyrë selektive, në varësi të lidhjeve politike.
Manasievski përmendi disa raste, duke kërkuar përgjegjësi për to.
“Nuk mund për rastin me spitalin modular të mos ketë fajtorë. Nuk mund për rastin Laskarci të hiqet vendimi. Nuk mund për rastin Mazut, me vlerë 167 milionë euro, të mos ketë as hetim”, deklaroi ai.
Sipas zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së, besimi i qytetarëve në gjyqësor është në nivel shumë të ulët. Ai kërkoi përgjegjësi të barabartë dhe zbatim të ligjit për të gjithë, pavarësisht përkatësisë politike.






