Haraçina me trotuare të reja, Beqiri: “Punë dhe vetëm punë”

Advertisement

 

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar nisjen e punimeve për ndërtimin e trotuareve përgjatë rrugës kryesore në Haraçinë.

Sipas Beqirit, trotuaret do të ndërtohen në të gjitha pjesët ku aktualisht mungojnë, me qëllim rritjen e sigurisë për nxënësit, qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

“Punë dhe vetëm punë. Haraçinën po e rregullojmë cep më cep”, ka shkruar Beqiri, duke theksuar angazhimin e komunës për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve për qytetarët.

 

p

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit