Regjim i përkohshëm në disa rrugë

Advertisement

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata, ndërsa në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë për momentin nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton LAMM.

Intensiteti i komunikacionit jashtë zonave urbane është mesatar. Drejtuesve të automjeteve u rekomandohet të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të kenë kujdes të shtuar në akset Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë, ku ekziston mundësia e rënies së gurëve dhe rrëshqitjeve.

Ndërkohë, në disa akse rrugore po zhvillohen punime ndërtimore dhe është vendosur regjim i përkohshëm i komunikacionit.

Regjim i ndryshuar vlen në pikën kufitare Dellçevë, para pikëpagesës Preod në autostradën A4, në aksin Gostivar–Strazhë, në unazën e Shkupit, në rrugën rajonale Kosovrast–Ura e Melnicës, si dhe në aksin Prilep–Manastir.

Punime po zhvillohen edhe në autostradën A1 “Miqësia”, në drejtimin Smokvicë–Gjevgjeli, si dhe në urat e rrugës A2 në afërsi të Zhelinës.

Nga LAMM apelojnë që drejtuesit e automjeteve të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të vozisin me kujdes të shtuar në zonat ku po zhvillohen punime.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit