Mendi Qyra takon Violeta Berishën, kryetaren e parë shqiptare të një komune në SHBA

Advertisement

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka zhvilluar një takim me Violeta Berishën, kryetaren e parë shqiptare të një komune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi, Qyra e ka cilësuar takimin si një moment të veçantë që do të mbetet gjatë në kujtesën e tij, duke vlerësuar rrugëtimin dhe kontributin e Berishës në komunitetin shqiptar në SHBA.

“E ardhur në SHBA si foshnjë, sot Violeta është një zë i fuqishëm në komunitetin ku jeton e vepron dhe, mbi të gjitha, një shembull frymëzimi për vajzat tona”, ka shkruar Qyra, duke theksuar rëndësinë e edukimit, punës dhe përkushtimit për të arritur sukses.

Qyra ka shprehur gjithashtu mirënjohje për vlerësimin e veçantë që i është bërë nga komuna që drejton Berisha, si dhe ka vlerësuar kontributin e saj për Qendrën Kulturore të Struganëve në New Jersey.

Sipas kryetarit të Strugës, takimi përfaqëson vetëm fillimin e një miqësie dhe bashkëpunimi më të fuqishëm.

“Kur njerëzit tanë bashkohen, rrënjët bëhen edhe më të forta”, ka përfunduar Qyra.

 

9

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit