Nesër pa rrymë disa pjesë të Tetovës, Bogovinës dhe Zhelinës, ja oraret

Advertisement

Disa pjesë të Tetovës, Bogovinës dhe Zhelinës, si dhe disa fshatra përreth, nesër, më 15 shtator, do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në rrjetin shpërndarës.

Në zonën e Tetovës, ndërprerja e parë është planifikuar nga ora 08:30 deri në 09:00 dhe do të përfshijë Strimnicën, Falishtën, një pjesë të Zhelinës, Leshnicën e Poshtme dhe të Epërme, Çiflikun, Larçën dhe Dobarcën.

Ndërsa nga ora 09:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e rrugës 107, te numri 40, në afërsi të marketit “Kiper”.

Në Bogovinë, ndërprerja do të nisë nga ora 06:55 dhe do të zgjasë deri në 07:30. Ajo do të përfshijë fshatin Bogovinë, pjesë të Kamenjanit, Urviçit, Jelovjanit, Novosellës dhe Sellcës së Keçit, si dhe disa objekte përreth.

Nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerje do të ketë edhe në një pjesë të Bogovinës, përfshirë objektet në afërsi të varrezave të fshatit.

Në Zhelinë, ndërprerja është planifikuar nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë një pjesë të fshatit Trebosh.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit