Më 13 shtator, rreth orës 19:10, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria 52-vjeçarin D.G. nga Gostivari.
Sipas denoncimit të bërë nga 24-vjeçarja Z.I. nga Gostivari, rreth orës 18:50, në vendin e saj të punës në një objekt hotelerik, 52-vjeçari ishte sjellë në mënyrë agresive dhe e kishte sulmuar fizikisht.
Gjatë testimit për alkool, tek D.G. është konstatuar prani e alkoolit në gjak prej 0,98 promilësh.
Pas arrestimit, ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.
Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të dorëzohet parashtresë përkatëse.






