Bërvenica në fokus të VLEN-it, Sali mbështet kandidaturën e Jakup Huseinit

Advertisement

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka zhvilluar sot një takim me kandidatin e VLEN-it për Komunën e Bërvenicës, Jakup Huseini.

Gjatë bashkëbisedimit, Sali dhe Huseini diskutuan për nevojën që edhe Bërvenica të përfshihet në procesin e ndryshimit dhe zhvillimit të komunës.

Sali theksoi se ndryshimi tashmë ka ardhur në 10 komuna, përmes punës, përgjegjësisë dhe mbështetjes së qytetarëve, duke shtuar se i njëjti model mund të zbatohet edhe në Bërvenicë.

Sipas tij, kjo komunë meriton një qeverisje që do të punojë në interes të qytetarëve, do të përkushtohet ndaj zhvillimit lokal dhe do të krijojë kushte për një të ardhme më të mirë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit