Deri në orën 18:00 të ditës së sotme, në vend janë regjistruar gjithsej 14 zjarre në hapësira të hapura, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
Sipas QMK-së, një zjarr është ende aktiv, një është nën kontroll, ndërsa 12 zjarre janë shuar.
Zjarri aktiv është raportuar pranë fshatit Borino të Krushevës, ku është përfshirë bimësi e ulët.
Ndërkohë, nën kontroll është zjarri në territorin e Komunës së Makedonski Brodit, në zonat Dabova Dupka–Jasen dhe Kajorec, si dhe pranë fshatit Belicë.
Në këto zona zjarri ka përfshirë bimësi të ulët dhe pyje të përziera me pisha.






