Kryeministri Hristijan Mickoski ka reaguar lidhur me kërcënimet dhe ofendimet e bëra ndaj tij dhe familjes së tij në rrjetet sociale.
Mickoski tha se një individ e ka kërcënuar se do ta “therë në shesh”, ndërsa ka ofenduar edhe familjen e tij.
“Unë jam përfundimisht një institucion. Nëse nuk do të ishte kështu, e di si zgjidhen këto çështje”, deklaroi Mickoski.
Ai tha se pret që institucionet kompetente, përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme, ta kenë marrë përgjegjësinë dhe që sistemi gjyqësor të veprojë sipas ligjit.
Ora24.tv përcjell se Mickoski pret që rasti të trajtohet nga institucionet kompetente dhe drejtësia.






