Çerdhja “Foleja” në fshatin Përshefcë të Komunës së Tearcës po hyn në fazën përfundimtare para fillimit të funksionimit.
Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka njoftuar se kanë nisur të ndahen vendimet për punësimet në çerdhe, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm për komunën dhe banorët e Përshefcës.
Memishi tha se pas shumë vitesh pritje dhe vonesash, po realizohet një nga premtimet e dhëna për banorët e komunës.
“Premtuam se do ta hapim dhe ajo po hapet”, deklaroi Memishi.
Sipas tij, çerdhja “Foleja” nuk përfaqëson vetëm një objekt, por edhe mbështetje konkrete për prindërit dhe investim në të ardhmen e fëmijëve.
Me përfundimin e procesit të punësimeve, çerdhja pritet të jetë një hap më afër hapjes dhe fillimit të punës.






