Mirëdita edhe nga unë, do t’i bashkangjitem edhe unë asaj që tha kryetari i komunës.
Me Markon për këtë projekt kemi biseduar, më kujtohet, që kur ai ishte kandidat për kryetar të Komunës së Velesit në mandatin e tij të parë.
Ja, sot mund të dëshmojmë të dy së bashku me qytetarët e Velesit se është përfunduar një punë e madhe, nga ajo që mund të shohim, përgatitja është bërë. Përvoja ime më thotë se kur përgatitja është bërë mirë, kjo do të thotë se 90 për qind e punës është përfunduar.
Jam i sigurt se, nëse gjithçka shkon sipas planit dhe nuk shoh arsye pse të mos jetë kështu, diku në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, nga fundi i gjysmës së parë të vitit, do të mund ta vëmë këtë objekt të mrekullueshëm në përdorim, në funksion, në mënyrë që ta shfrytëzojnë qytetarët e Velesit, natyrisht dhe të kënaqen me sheshin e ri.
Ne, si Qeveri, do të vazhdojmë të mbështesim projekte nëpër komuna. Natyrisht, presim që thirrja e parë dhe e dytë, më në fund, të përfundojnë këtë vit, le të themi pjesërisht, dhe në fillim të vitit të ardhshëm.
Përmes BNJVL-së, komunat kanë udhëzim që të përgatisin projekte për vitin e ardhshëm.
Vlerësojmë se këto projekte sjellin rezultate, gjë që, në fakt, shihet edhe në aktivitetin ekonomik të kompanive maqedonase.
Dhe vlerësojmë se ishte vendim i drejtë kur u zgjodhëm si Qeveri dhe menjëherë filluam me realizimin e këtij projekti.
Në fund, dua ta përgëzoj kryetarin e komunës për punën e përkushtuar dhe frymëzuese që po bën në Komunën e Velesit, të falënderoj këshilltarët në Komunën e Velesit, të cilët e mbështesin punën e kryetarit të komunës, administratën, natyrisht, pa të cilën asgjë nga kjo nuk do të realizohej, ata janë pjesa më e rëndësishme në përgatitjen e dokumentacionit për projekte të këtij lloji, të falënderoj kolegët në Qeveri, natyrisht, deputetët në Kuvend nga Velesi, të cilët luftojnë që Velesi të fitojë projekt më shumë dhe natyrisht, të falënderoj qytetarët e Velesit për durimin dhe shpresoj se shumë shpejt të gjithë së bashku do ta shijojmë këtë projekt.”
Video