Shkupi pritet të nisë pranverën e ardhshme ndërtimin e një linje të shpejtë hekurudhore që do të lidhë drejtpërdrejt Stacionin e Ri Hekurudhor me Aeroportin Ndërkombëtar në Petrovec. Sipas paralajmërimit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski, udhëtimi nga qendra e qytetit deri te terminali i aeroportit do të zgjasë vetëm 8 deri në 11 minuta






