Ahmeti: Sot populli e dha verdiktin e qartë, krerët e UÇK-së i shpallë të pafajshëm

Advertisement

LIideri i BDI-së Ali Ahmeti, si dhe dhe çdo marsh tjetër edhe në marshin e sotëm mori pjesë për ti dhënë mbështetje, ish krerëve të UÇK-së, pak ditë para vendimit final që do të japin Dhomat e Specialuzuara në Hagë.

‘’Sot, në Prishtinë, marshuam për Lirinë dhe në mbështetje të Çlirimtarëve. Ky marshim ishte një dëshmi e fuqishme se liria nuk është vetëm kujtim i një të kaluare të lavdishme, por vlerë që mbrohet dhe dëshmohet çdo ditë. Kosova sot foli fuqishëm, duke shprehur mirënjohjen për ata që sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin e saj’’, shkruan Ali Ahmeti në profiling e tij në rrjetet sociale.

Nga pjesëmarrja e lartë e protetuesve, ish themeluesi i UÇK-së në Kosovë, Ali Ahmeti, tha se sot populli e dha verdiktin e tij të qartë që Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe e Selimi të shpallen të pafajshëm
‘’Sot, populli shqiptar e dha verdiktin e tij të qartë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin i shpall TË PAFAJSHËM❗️– thekson Ahmeti

Ahmeti kujton faktin se UÇK-ja është pjesë e historisë së Kosovës dhe e kujtesës së përbashkët të të gjithë atyre që besuan dhe luftuan për lirinë.

‘’Nga Prishtina, sot përcollëm mesazhin se drejtësia dhe liria duhet të ecin bashkë. Lavdi të gjithë dëshmorëve të lirisë! Rroftë Kosova! Rroftë UÇK-ja’’, përfundon postimin Ali Ahmeti.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit