Kuvendi i Kosovës të dielën sërish provon zgjedhjen e nënkryetarëve

Advertisement

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë të dielën, më 13 shtator, duke filluar nga ora 10:00.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, vazhdimi i seancës do të mbahet në Sallën e Seancave.

Në rend dite është vetëm një pikë, ajo e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit.

Edhe në seancën e së premtes dështoi zgjedhja e dy nënkryetarëve të propozuar nga PDK-ja dhe LDK-ja.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk votuan për propozimet e këtyre dy partive që Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala të zgjidhen në postet e nënkryetarëve të Kuvendit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit