Valbon Limani ka komentuar në emisionin “N’Podium” me Mefo Ismailin në Ora24.tv fotografinë dhe informacionet që lidhen me kryetarin e Vrapçishtit, Isen Shabani.
Limani tha se politikanët kanë marrëdhënie familjare dhe shoqërore me njerëz që mund të kenë bindje të ndryshme politike, duke theksuar se një takim apo kafe me një koleg nga një subjekt tjetër nuk duhet të interpretohet si kalim në kampin tjetër.
“Një bisedë ose kafe me një koleg me bindje të ndryshme politike nuk duhet të interpretohet si kalim në anën tjetër”, deklaroi Limani, duke bërë thirrje për një standard të ri në politikë.






