Filipçe: Mjetet e Lotarisë Shtetërore duhet të shpenzohen në interes të qytetarëve

Advertisement

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka kërkuar nga Qeveria të publikojë dokumentacionin lidhur me mjetet e ndara për organizimin e festimit të 35-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.

Filipçe tha se bëhet fjalë për 300 milionë denarë, mjete të siguruara përmes Lotarisë Shtetërore, e cila është në pronësi të plotë të shtetit.

Sipas tij, Qeveria duhet të publikojë procesverbalin nga mbledhja e 167-të dhe të sqarojë se si janë planifikuar dhe shpenzuar këto mjete.

Filipçe ngriti edhe pyetjen nëse mjetet e Lotarisë Shtetërore mund të ishin përdorur për qëllime të tjera në interes të qytetarëve, duke përmendur subvencionet për bujqit, sigurimin e barnave, përmirësimin e infrastrukturës në shkolla, ndihmën sociale, pensionet dhe pagën minimale.

Ai kërkoi transparencë më të madhe nga institucionet për mënyrën se si janë shpenzuar paratë dhe për përfituesit e mjeteve të ndara për organizimin e festimeve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit