Miteva: 300 milionë denarë për festën e 35-vjetorit nuk janë marrë nga Buxheti

Advertisement

Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Marija Miteva, ka sqaruar se mjetet e ndara për shënimin e 35-vjetorit të pavarësisë së vendit nuk janë marrë drejtpërdrejt nga Buxheti i shtetit.

Sipas saj, bëhet fjalë për 300 milionë denarë nga fitimi i papërdorur i Lotarisë Shtetërore për vitin 2024, të cilat janë paraparë për sponsorizimin e aktiviteteve festive.

Miteva tha se në mbledhjen e 167-të të Qeverisë, të mbajtur më 28 prill 2026, janë përcaktuar aktivitetet për shënimin e jubileut. Në kuadër të programit parashihet performanca e një artisti botëror të klasës A para së paku 30 mijë vizitorëve, një tjetër ngjarje me një yll ndërkombëtar, si dhe të paktën 12 aktivitete në qytete të ndryshme të vendit.

“Me të njëjtin konkluzion iu tregua Lotarisë Shtetërore të sigurojë mjete nga fitimi i papërdorur i parashikuar për vitin 2024 në vlerë prej 300 milionë denarësh për sponsorizimin e ngjarjeve”, deklaroi Miteva.

Ajo shtoi se Lotaria Shtetërore kishte për detyrë të shpallte edhe thirrje publike për mbledhjen e ofertave për realizimin e ngjarjeve të sponsorizuara.

Miteva theksoi se këto janë mjete nga fitimi i një shoqërie aksionare shtetërore dhe jo para të tërhequra drejtpërdrejt nga Buxheti i shtetit për financimin e festës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit