10 Shtatori – Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjes

Advertisement

Sot, më 10 shtator, shënohet Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjes, një ditë që synon të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin e vetëvrasjeve dhe rëndësinë e mbështetjes për personat që po përballen me kriza emocionale apo psikologjike.

 

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 720 mijë njerëz humbin jetën nga vetëvrasja çdo vit në botë.

Tema për periudhën 2024–2026 është “Ta ndryshojmë rrëfimin për vetëvrasjen”, ndërsa mesazhi për këtë vit është “Ta nisim bisedën”. Fushata synon të luftojë heshtjen dhe stigmën, duke nxitur biseda më të hapura, mirëkuptim dhe mbështetje për njerëzit në vështirësi.

OBSH thekson se vetëvrasjet janë të parandalueshme dhe se dëgjimi, mbështetja dhe qasja në ndihmë profesionale mund të jenë hapa të rëndësishëm për parandalim.

Mesazhi i kësaj dite është i thjeshtë: Mos heshtni. Flisni. Dëgjoni. Qëndroni pranë. Një bisedë mund të bëjë ndryshimin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit