Orçe Gjorgjievski: Vendkalimi i paligjshëm në Bit-Pazar do të zgjidhet me semafor

Advertisement

Pas më shumë se shtatë muajsh nga njoftimi për mbylljen e vendkalimit të paligjshëm për këmbësorë në Bit-Pazar, kryetari i Bashkisë së Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka njoftuar për zgjidhjen e problemit.

Në seancën e fundit të Këshillit të Qytetit të Shkupit, Gjorgjievski, i pyetur për situatën, tha se po bën një hap prapa për të respektuar vullnetin e shumicës së qytetarëve, veçanërisht të moshuarve, të cilët e kanë të vështirë të përdorin kalimin tjetër, i cili prej vitesh ishte i mbyllur dhe i lënë pas dore.

Zgjidhja e re parashikon instalimin e një semafori me buton për këmbësorë, si dhe shënjimin e vendkalimit, me qëllim që kalimi të bëhet më i sigurt dhe i rregulluar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit