Banorët e tri rrugëve në Komunën e Çairit të enjten do të mbeten pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit.
Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” njoftojnë se më 10 shtator 2026, për shkak të një defekti në gypin e ujësjellësit me diametër F-100 milimetra në rrugën “Kosta Abrasheviq” pa numër, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.
Pa ujë, nga ora 09:00 dhe deri në sanimin e defektit, do të mbeten konsumatorët në rrugët “Kosta Abrasheviq”, “Panço Nedellkovski” dhe “Serava”.






