Nesër hapet ekspozita “Still Running” e artistit Xhevdet Xhafa

Advertisement

Nesër, më 10 shtator, në ora 19:00, në Galerinë Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, hapet ekspozita “Still Running” e artistit Xhevdet Xhafa.

Ekspozita paraqet për herë të parë një ekspozitë personale të Xhevdet Xhafës në Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe sjell së bashku vepra të krijuara gjatë më shumë se shtatë dekadave.

Përmes veprave të tij, ekspozita pasqyron zhvillimin e krijimtarisë së artistit dhe ndryshimet që kanë shoqëruar punën e tij ndër vite, në aspektin artistik, institucional dhe politik.

Xhevdet Xhafa konsiderohet një nga figurat pioniere të artit modern në Kosovë. Ekspozita është kuruar nga familja e artistit dhe synon të sjellë para publikut një pasqyrë të gjerë të rrugëtimit të tij artistik./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit