Gjatë një paraqitjeje në emisionin Çikat n’Fokus, Selimi tregoi se dëshiron të mbajë një emër shqiptar dhe jo arab. Ajo e lidhi këtë zgjedhje me identitetin e saj dhe dëshirën për t’u përfaqësuar përmes një emri që, sipas saj, pasqyron më mirë rrënjët shqiptare.
Juristja shpjegoi se emrin Xhezide e ka trashëguar nga gjyshja, por tashmë ka zgjedhur që në të ardhmen të identifikohet me emrin Zana.
Deklarata e saj ka nxitur reagime dhe diskutime rreth identitetit kulturor, traditës dhe të drejtës së secilit për të zgjedhur mënyrën se si dëshiron të identifikohet.






