Ndaj Perparim Bajramit është duke u zhvilluar procedurë gjyqësore, pas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, sipas nenit 353 të Kodit Penal.
Me propozim të prokurorit publik, ndaj Bajramit tashmë është caktuar masa e paraburgimit, e cila vazhdon të jetë aktive.
Ndërkohë, procedura gjyqësore për rastin është ende në zhvillim.
Përveç kësaj procedure, në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit janë në zhvillim edhe katër procedura të tjera ndaj Perparim Bajramit për të njëjtën vepër penale. Në këto raste, autoritetet po mbledhin prova dhe po kryejnë ekspertiza./Ora24.tv






