Kaos në Evzoni: Mijëra automjete në kolona, pritjet arrijnë në 2 orë

Advertisement

Mijëra automjete po presin prej orësh në pikën kufitare „Evzoni“ për të dalë nga Greqia dhe për të hyrë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas raportimeve, në pesë kolona trafiku, udhëtarët po presin për të kaluar kontrollin kufitar grek, ndërsa koha e pritjes është rreth dy orë.

Në anën maqedonase, në pikën kufitare „Bogorodica“, trafiku po zhvillohet pa probleme dhe aktualisht nuk raportohet për pritje të gjata për hyrje në vend.

Shumica e udhëtarëve janë turistë nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia, të cilët po kthehen pas fundjavës së zgjatur festive.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit