Evis Kushi drejt nënkryetares së Kuvendit, zëvendëson Klodiana Spahiun

Advertisement

Evis Kushi do të jetë nënkryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë. Ky është propozimi i Partisë Socialiste, i cili u është bërë i ditur anëtarëve të grupit parlamentar gjatë mbledhjes së zhvilluar para seancës plenare të pasdites së sotme.

Kushi pritet të zëvendësojë në këtë detyrë Klodiana Spahiun.

Spahiu mori drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, pas largimit të Evis Salës nga detyra.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit