Drejtoria për Komunikim e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka njoftuar se më 9 shtator, nga ora 11:00, do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit.
Sipas njoftimit zyrtar, në rendin e ditës është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.
Seanca është shoqëruar me kritika nga analistë dhe njohës të Kushtetutës, të cilët e kanë cilësuar atë si të pasafatshme dhe si një veprim politik të partisë në pushtet.
Ndërkohë, disa parti opozitare kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në seancë.






