Mickoski: Ambicia jonë nuk është vetëm të mbijetojmë, por të kemi sukses

Advertisement

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në fjalimin e tij me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së vendit, theksoi se shteti duhet të hyjë në një fazë të re zhvillimi, me më shumë rezultate dhe perspektivë për qytetarët.

Mickoski tha se gjatë 35 viteve të pavarësisë vendi ka kaluar nëpër periudha të vështira, por ka arritur të ruajë shtetësinë dhe identitetin e tij. Sipas tij, tani është koha që ambicia kombëtare të jetë më e madhe.

“Ambicia jonë kombëtare në 35 vitet e ardhshme nuk duhet të jetë vetëm të mbijetojmë, por të kemi sukses”, deklaroi Mickoski.

Ai theksoi se për të arritur këtë qëllim nevojiten institucione të fuqishme, ekonomi më e zhvilluar, investime, më shumë mundësi për të rinjtë dhe përmirësim i standardit të jetesës.

Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve që të besojnë në potencialin e vendit dhe të punojnë së bashku për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, duke theksuar se 35 vitet e ardhshme duhet të shënohen me progres dhe suksese të reja.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit