VMRO-DPMNE me urim për 8 Shtatorin: “Ta ruajmë Maqedoninë me dashuri, ta ndërtojmë me vepra”

Advertisement

 

VMRO-DPMNE u ka uruar qytetarëve 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë.

Në urimin e publikuar nga partia theksohet se para 35 vitesh populli maqedonas konfirmoi dëshirën për një shtet të lirë dhe të pavarur.

“Para 35 vitesh na bashkoi ëndrra për një Maqedoni të lirë dhe të pavarur. Populli maqedonas tregoi se ka guxim të ecë në rrugën e vet, me kokën lart dhe me besim në të ardhmen e tij”, thuhet në urim.

Nga VMRO-DPMNE theksojnë se pavarësia nënkupton përkatësi, dashuri ndaj atdheut dhe përgjegjësi ndaj së ardhmes, duke vënë në pah ruajtjen e trashëgimisë, gjuhës, këngës dhe traditës maqedonase.

Partia gjithashtu shprehet se Maqedonia duhet të jetë një vend ku të rinjtë do të qëndrojnë dhe ku çdo familje do të ketë arsye të besojë në një të ardhme më të mirë.

“Ta ruajmë Maqedoninë me dashuri, ta ndërtojmë me vepra dhe t’ua lëmë më të fortë atyre që vijnë pas nesh”, thuhet në përfundim të urimit.

VMRO-DPMNE: Gëzuar 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë! 🇲🇰

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit