Koncerti i David Guettas në Shkup: Regjim i veçantë trafiku, ende pa detaje për rrugët që do të kufizohen

Advertisement

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nesër, më 8 shtator, do të vendoset regjim i veçantë i qarkullimit në Shkup, për shkak të koncertit të David Guettas në Arenën Kombëtare „Todor Proeski“.

Sipas njoftimit, kufizimet do të përfshijnë qasjet drejt Arenës dhe një pjesë të bulevardit „Ilinden“, ndërsa detaje për segmentet e sakta të rrugëve, oraret dhe rrugët alternative ende nuk janë publikuar.

Koncerti pritet të nisë në orën 19:00, ndërsa dyert e stadiumit do të hapen nga ora 17:00. Zëvendësimi i biletave me byzylykë do të bëhet nga ora 10:00 deri në 17:00 te „Wembley“ në Parkun e Qytetit.

Për shkak të numrit të madh të vizitorëve që pritet të marrin pjesë, qytetarëve u rekomandohet të arrijnë më herët dhe, nëse kanë mundësi, të shmangin përdorimin e automjeteve.

Policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë, të cilët do të rregullojnë qarkullimin në terren.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit