Himni i Maqedonisë do të këndohet çdo të hënë në shkollat fillore të Gazi Babës

Advertisement

Nxënësit e shkollave fillore në Komunën e Gazi Babës do ta nisin mësimin çdo të hënë me këndimin e himnit shtetëror të Maqedonisë. Vendimi është bërë i ditur nga kryetari i komunës, Boban Stefkovski.

Stefkovski tha se himni përfaqëson lirinë, shtetësinë dhe historinë e vendit, duke vlerësuar se iniciativa synon të rrisë te nxënësit respektin ndaj shtetit dhe simboleve kombëtare.

Ndërkohë, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, kishte deklaruar më herët se po diskutohen ndryshime ligjore lidhur me intonimin e himnit në shkolla.

Nisma për këndimin e himnit në shkollat fillore ishte ndërmarrë edhe më herët në disa komuna të Shkupit, ndërsa në vitin 2024 Këshilli i Komunës së Velesit vendosi që himni të këndohej çdo të hënë në fillim të mësimit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit