E rëndë në Kumanovë, 48-vjeçarja denoncon se u sulmua nga djali dhe nusja e tij

Advertisement

Një rast i dhunës në familje është raportuar të premten në Kumanovë, ku një 48-vjeçare ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj dhe nusja e tij.

Sipas njoftimit të SPB Kumanovë, rasti është raportuar më 5 shtator, rreth orës 14:20. Gruaja ka deklaruar se rreth orës 12:00 është sulmuar fizikisht nga djali i saj 26-vjeçar, M.Xh., së bashku me bashkëshorten e tij, B.R.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të ndërmarrë masat përkatëse ligjore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit