42 zjarre në hapësirë të hapur, pesë ende aktive – njëri prej tyre edhe në territorin e Kosovës

Advertisement

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se deri në orën 07:30 të mëngjesit janë regjistruar gjithsej 42 zjarre në hapësirë të hapur në vend. Prej tyre, 5 janë ende aktive, 5 janë nën kontroll, ndërsa 32 janë shuar.

Zjarret aktive janë regjistruar në komunat e Gjorçe Petrovit, Çuçer-Sandevës, Strugës, Makedonski Brodit dhe Brvenicës.

Në territorin e Komunës së Gjorçe Petrovit, zjarri në zonën mes fshatrave Graçani dhe Nikishtani është aktiv edhe në territorin e Republikës së Kosovës, ku po digjet sipërfaqe pyjore.

Ndërkohë, nën kontroll janë zjarret në zonat e Kërçovës, Sarajit, Dellçevës dhe Star Nagoriçanit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar gjithsej 32 zjarre në disa komuna të vendit, ndër të cilat Shkupi, Kumanova, Likova, Struga, Manastiri, Berova, Strumica, Ohri dhe Gjevgjelia.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe ndërhyrjet për shuarjen e zjarreve aktive.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit