Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar familjen e të ndjerit Laurent Krasniqi, për t’i shprehur ngushëllime pas humbjes tragjike të 29 vjeçarit.
Në fotografitë e ndara nga Zyra e Kryeministrit, Kurti shihet pranë familjarëve të Laurentit gjatë vizitës për ngushëllime.

Laurent Krasniqi, ish banor i Big Brother VIP Kosova 3 dhe një prej figurave të njohura të rrjeteve sociale, humbi jetën më 2 shtator, pas një aksidenti trafiku në fshatin Llukar të Prishtinës.
Ai u përcoll për në banesën e fundit më 3 shtator, mes familjarëve, miqve dhe shumë personave që e kishin njohur nga afër apo përmes ekranit dhe rrjeteve sociale.






